close
Rajoni

PRESIDENTI TRAMP VIZITË NË KOSOVË E SERBI?!

download (1)

Presidenti amerikan duket se do të mbaj premtimin për të realizuar vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi.
I dërguari special i tij për dialogun Kosovë Serbi Richard Grenell ka thënë se Trump është në kërkim të datave për një vizitë në Kosvë.

Ai ka thënë se personalisht ka inkurajuar Trumpin që të vizitojë rajonin por që ende nuk është caktuar ndonjë datë e saktë.
Ndërkohë presidenti Trump ka komentuar marrëveshjen e 4 shtatorit.

Ka thënë se kjo marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi do ti bëjë këto dy vende ashtu sikurse edhe Ballkanin e botën më të sigurta.
Trump citohet të ketë thënë se guximi i jashtëzakonshëm i kryeministrit të Kosovës Hoti dhe presidenti serb Vuciq ka qenë i nevojshëm për ti nisur këto bisedime dhe për të ardhur në ëashington për të finalizuar detyrimet.
Hoti e Vuciq kanë nënshkruar marrëveshje me shtetet e Bashkuara të Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë./Blerta D.Berisha

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia