Presidentit serb Aleksandar Vuçiq i ndalohet hyrja në Kroaci

SELAKOVIQ: VENDIMI I KROACISË ËSHTË SKANDALOZ DHE I FRIKSHËM

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka planifikuar të vizitojë sot privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por autoritetet kroate nuk e lejuan atë të hyjë në vend. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtij vendimi të autoriteteve kroate reagoi në rrjetet sociale duke postuar një fotografi të monumentit të Lules së Gurit në Jasenovac, kushtuar të gjitha viktimave që u vranë në kampin e Jasenovacit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 ”Ju vetëm bëjeni punën tuaj. Populli serb do të jetojë dhe nuk do të lodhet kurrë”, shkroi presidenti serb Vuçiq.  E shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq përmes një conference të jashtëzkonshme për shtyp njoftoi se Qeveria e Serbisë do të vendosë për kundërmasat ndaj Kroacisë pas vendimit të këtij vendi që t`ia ndalojë vizitën presidentit serb.

“Ajo që shkruhet në notën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë, e cila ndalon vizitën private në Jasenovac të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është jo vetëm skandaloze, por edhe e frikshme, e padëgjuar dhe e pabesueshme që po ndodh pas Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi ministri i Jashtëm i Serbisë Nikolla Selakoviq

Selakoviq poashtu njoftoi Serbia ka dërguar një notë në Ambasadën e Kroacisë në Serbi, të cilën e ngarkuara  me punë sipas tij nuk ka pranuar ta marrë sot.

Gazeta Jutarnji list bëri të ditur se Vuçiq së bashku me një delegacion nga Beogradi kishte planifikuar të vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin. Siç raportohet, pa njoftim zyrtar për autoritetet kroate, pa koordinim me ambasadën, Vuçiq ka dashur që ta kalojë kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina, gjegjësisht Republika Sërpska dhe të mbërrijë në Jasenovac rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share