close
Sport

PRESS FFM: ANGELOVSKI SHPALLI LISTËN E FUTBOLLISTËVE

Lista e futbololistëve MKD

Maqedonia më 16 nëntor në Vaduz sfidon Lihtenshtajnin


Në vigjile të dy ndeshjeve të vlefshme për UEFA Ligën e Kombeve kundër Lihtenshatjnit dhe Gjibralltarit, seleskionuesi i Maqedonisë Igor Angelovski në takimin me gazetarë në hapësirat e FFM-së shaplli listën me 21 futbollistë që do të jenë në kombinim për ndeshjet e radhës. Selekionuesi theksoi se në konkurrencë për këto dy ndeshje ishte edhe sulmuesi më i mirë i kampionatit vendor Besar Ibraimi, por për shkak të lëndimit mbeti jashtë konkurrencës.

“Qëllimi ynë është vendi i parë. Pasi të përfundojmë dhashtë Zoti në pozitën e parë, qëllimi i ardhshëm që do ta vë para lojtarëve është kampionati europian. Do të jetë kjo nëpërmjet grupeve apo play offi i Ligës së Kombeve, nuk është me rëndësi. Në plan e kishim Besart Ibraimin, por për fat të keq ai mori një lëndim ashtu që nuk kemi mundësi të llogarisim në shërbimet e tija. Nesër do të kryejë kontrollet mjekësore. Dëshiroj që Besartit mos t’i ndodhë ajo që parashihet dhe të kalojë me një pushim sa më të shkurtë. “ -shprehet Igor Angelovski – Seleksionues i Maqedonisë

Për herë të dytë në këto gara të Ligës së Kombeve, Përfaqësuesja e Maqedonisë përgatitjet do t’i nis më 11 nëntor në Frajnbaht të Zvicrës. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia