close
Top LajmeVendi

PRIBE: PA VULLNET POLITIK NUK KA SUNDIM TË SË DREJTËS

Screenshot_5

Osmani: Tetori do të jetë muaj historik për Maqedoninë


Shansi i tetorit që vendi të marrë datë për negociata me Bashkimin Evropian është real, sundimi i së drejtës është temë kyçe për anëtarësim, theksoi zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në konferencën shkencore ndërkombëtare për sundimin e së drejtës dhe eurointegrimet, në të cilën vlerësimin përfundimtar para raportit e dha eksperti juridik nga Komisioni Evropian Rajnhard Pribe.

Tetori do të jetë muaj historik për Maqedoninë e Veriut, jam i sigurt se do të marrim datë për fillim të negociatave, deklaroi zv/kryeministri për Çëshje Evropiane Bujar Osmani në konferencën “Menaxhimi i mirë dhe sundimi i së drejtës në perspektivat për integrim në BE”, që mbahet në Universitetin e Evropës Juglindore.

Krahas ekspertëve tjerë juridikë mbajti fjalim edhe Rajnhard Pribe, i cili theksoi se për zbatimin e ligjeve ëshët i nevojshëm vullneti politik.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me sfidat e sundimit të së drejtës dhe integrimet në Bashkimin Evropian, zbatimi i së drejtës dhe ligjeve varet nga vullneti politik i politikanëve, duhen institucione të pavarura dhe politikanë që do t’i bëjnë reformat kyçe.” – tha eksperti juridik Rajnhard Pribe.

Zv/kryeministri Osmani përkujtoi se të gjithë faktorët politikë duhet të punojnë për zgjidhje të përbashkëta, ndërsa vendi të mos e lëshojë datën dhe shansin historik të negociojë me Bashkimin Evropian. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia