close
Bota

PRINCI CHARLES POZITIV ME KORONAVIRUS

chh

Princi i Uellsit Charlles është prekur nga koronavirusi. Media britanike duke iu referuar një deklarate të Clarence House, thonë se princi 71 vjeç i ishte nënshtruar testimit dhe ka rezultuar të jetë pozitiv.

 “Testet u kryen nga NHS në Aberdeenshire. Nuk është e mundur të përcaktohet nga kush e mori virusin Princi për shkak të numri të madh të takimeve që pati gjatë javëve të fundit… Ai ka simptoma të buta, por është mirë me shëndet dhe ditëve të fundit punon në shtëpi, si zakonisht”- u tha në deklaratën zyrtare.

Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por nuk rezultoi negative.

Clarence House tha se Princi Charles dhe Camilla, konform rekomandimeve të mjekëve, janë izoluar në shtëpinë e tyre në Balmoral të Skocisë./ Klan Macedonia/   

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia