close
Rajoni

PRISHTINË: ARGUMENTE PËR DHE KUNDËR DEMARKACIONIT

demark

Sot në Prishtinë ka filluar debati profesional-shkencor për ballafaqimin e fakteve në lidhje me shënjimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se çështja e demarkacionit është inekzistente. Kosova nuk e ka humbur asnjë centimetër gjatë demarkacionit me Malin e Zi. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë fjalimit të tij në këtë debat ka thënë se deri më tani nuk është dëshmuar se shqiptarët kanë humbur pronë me marrëveshjen e nënshkruar për demarkimin e kufirit.

Murat Meha, kryesues i Komisionit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi, tha se ky komison  nuk ka ndryshuar territor, as kufijtë e Kosovës, as të komunave. Por, lideri i AAK-së ka thënë se versioni i dhënë nga Komisioni shtetëror për Demarkacionin është një version vetëm kadastral. Sipas tij Murat Meha është i gabuar në prezantimin e tij pasi që është bazuar në hartat kadastrale dhe jo në kufijtë shtetëror, ka saktësuar Haradinaj.

Në debatin profesional-shkencor i cili po vazhdon të mbahet për ballafaqim faktesh në lidhje me shënjimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka folur edhe profesori i gjeografisë Shpejtim Bulliqi. Ai ka thënë se materiali i ofruar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane është i rrejshëm, dhe se është përgatitur pas nënshkrimit të marrëveshjes për caktimin e kufijve me Malin e Zi.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi tha se nuk presin rezultate nga debati i sotëm në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi dhe sipas saj Vetëvendosje do të vazhdojë ta kundërshtojnë këtë marrëveshje. /Tvart&Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia