close
Rajoni

PRISHTINË: AUTORITETET MOHOJNË RREZIKUN NGA SULME TERRORISTE

erdogan-gulen-ks-800×445

Pas paralajmërimit të ambasadës turke në Prishtinë për rrezikun terrorist, siç thuhet, nga shkollat e drejtuara nga Hizmeti, një lëvizje turke e frymëzuar nga imami në ekzil, Fetullah Gylen, ka reaguar policia e Kosovës e cila në një prononcim për media ka thënë se nuk ka asnjë shenjë për “veprime terroriste brenda territorit të Kosovës”. Policia rikujton se masat e sigurisë në kohë të kërcënimeve globale nga sulmet e mundshme terroriste, janë pjesë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vendit.

Kërkesa e Ambasadës turke për masa parandaluese në mbrojtje të Qendrave Kulturore nga veprimet, siç thuhet, terroriste nga mekanizmat e sigurisë në Kosovë, është vlerësuar si e “pabazuar”.

Pas grusht-shtetit të dështuar në Turqi, autoritetet në Ankara në përpjekje për të dëshmuar përfshirjen e imamit Fethullah Gylen në aktivitetet puçiste, nxituan të kërkojnë edhe veprime konkrete të shteteve në Ballkan ndaj organizatave që ai ka hapur, por deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim konkret të këtyre të fundit. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia