close
Rajoni

PRISHTINË: DEBAT PUBLIK PËR KUFIRIN ME MALIN E ZI

4.3.2015_-_ZKM

Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që debati profesional për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të zhvillohet në formën e një tryeze, më 3 gusht në sallën alternative.

Në këtë tryezë, pritet që të paraqiten mendimet e ekspertëve, përfshirë edhe ata të shoqërisë civile, lidhur me Raportin e Komisionit shtetëror që çoi në arritjen e Marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, por e cila po kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe një numër i deputetëve nga partitë në pushtet.

Paraprakisht, qeveria e Kosovës  u pajtua që të shtyhet ratifikimi i Marrëveshjes për përcaktimkin e vijës kufitare me  Malin e Zi, deri në sqarimin e dilemave të ngritura. Aktualisht, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është ndër kushtet kryesore për liberalizimin e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia