close
Rajoni

PRISHTINË: DEMARKACIONI PRET KONSENSUSIN POLITIK

2016-08-10_171118

Kuvendi i Kosovës pritet që të marrë më 1 shtator vendim për apo kundër ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kjo datë është caktuar nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur me shefat e grupeve parlamentare.

Ndonëse ishte paraparë që kjo seancë të mbahet gjatë kësaj jave, Kryesia ka marrë vendim që ajo të shtyhet deri në fillim të muajit të ardhshëm, për të gjetur ndonjë konsensus midis palëve- pushtetit dhe opozitës.

 

Ndërkaq, Opozita ka paralajmëruar se do t’i ndërmerr të gjitha masat, përfshirë edhe ato radikale, për të penguar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, sipas marrëveshjes aktuale.

Analistët politik dhe njohës të çështjeve të sigurisë, u kanë bërë thirrje si pushtetit ashtu edhe opozitës, që t’i lënë anash fyerjet dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia