close
Sport

PRISHTINË: DISTRIA KRASNIQI DHE DARDAN BERISHA “LAURETËT 2020”

410B0BE3-4711-47FC-A518-D8C1ADA5700C

KOMBËTARJA E BASKETBOLLIT MË E MIRA, TRAJNER I VITIT DRITAN KUKA


 Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistët më të mirë të vitit “Laureatët 2020”.  Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, Ministrja në detyrë për Kulturë Rini dhe Sport Vlora Dumoshi, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, xhudistja Majlinda Kelmendi e personalitete të tjera nga fusha të ndryshme.

Sportisti i vitit 2020, u shpall  basketbollisti  Dardan Berisha, Sportistja më e mirë e vitit 2020 u shpall xhudistja Distria Krasniqi, ndërsa epiteti trajner I vitit edhe  kësaj radhe i takoi  trajnerit të xhudos  Dritan Kuka.

Çmimin Shpresat Olimpike për vitin 2020 për femra e mori xhudistja Laura Fazliu, çmim ky i cili u nda nga drejtoresha e Agjensisë se Lajmeve KosovaPress, Suzana Hashani.  Çmimin Shpresa Olimpike 2020 për meshkujt e fitoi Betim Maliqi nga Federata e Karatesë. Çmimin për arritje speciale në sport për vitin 2020 e mori Latif Demolli nga Federata e Boksit të Kosovës. Kombëtarja më e mirë e vitit për vajzat u shpall Kombëtarja e Futbollit të Kosovës. Kombëtarja e Kosovës në basketboll u shpall si më e mira nga të gjitha kombëtaret tjera në kategorinë e meshkujve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia