close
Rajoni

PRISHTINË: ISA MUSTAFA DO TË MUNGOJË NË DEBATIN E NESËRM

Demarkacioni-me-Malin-e-Zi-659×388-1-780×439

Në debatin e nesërm shkencor për demarkacionin nuk do të jetë i pranishëm kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, megjithëse ai kohëve të fundit ishte mjaft aktiv në Facebook. Përveç tij, në debat nuk do të ketë as përfaqësues nga Zyra e presidentit, por as nga Ministria e Punëve të Jashtme që ka qenë sponsorizuese e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, dokument ky që është dërguar në Qeveri e që pret miratimin e ekzekutivit për tu dërguar më pas në Kuvend.

Pavarësisht kësaj, kryeministri Isa Mustafa insiston që këtë çështje ta dërgoi në Kuvend, dhe gjasat janë të mëdha që demarkacioni të hyj për votim para datës 17 gusht, atëherë kur në Kosovë pritet të qëndroj zëvendëspresidenti amerikan, Joe Bajden.

Kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë më shumë ekspert të saj në debat, fillimisht ishte refuzuar por më pas kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e kishte aprovuar atë dhe nesër do të jetë në tryezë gjithë emrat e propozuar nga ky subjekt politik. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia