close
Rajoni

PRISHTINË: KONFLIKTI NË SIRI E IRAK, EDHE 38 GRA E 27 FËMIJË NGA KOSOVA

B8889103-B04C-43EC-9DA4-918CBF0D6C0B_w987_r1_s

Që nga viti 2012 Kosova është përballur me shkuarjet e para të  qytetarëve të saj në Siri, fillimisht duke iu bashkëngjitur  forcave opozitare të cilat luftonin për rrëzimin e regjimit të presidentit sirian Bashar Al- Asad dhe pastaj të rreshtuar në formacionet e organizatave terroriste Al- Nusra, Shteti Islamik etj. Sipas autoriteteve të Kosovës mosha mesatare e personave të përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme sillet nga 18 deri në 27 vjeç. Është shqetësues fakti se në këto zona të konfliktit ka edhe 27 fëmijë.

Gjatë një raportimi në komisionin parlamentar për punë të Brendshme siguri dhe mbikëqyrje e forcës së sigurisë së Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni tha se deri më tani 314 qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë.

Duke filluar nga viti 2013 policia e Kosovës ka iniciuar hetime dhe përveç se ke arrestuar 102 prej tyre, 34 persona të tjerë tani më janë dënuar me burg.  Ministri Hyseni tha se kohëve të fundit nuk janë shënuar raste të shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në zonat e luftës.

Me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie tepër të dëmshme, në mars të vitit 2015 Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që parasheh dënime deri 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia