close
Rajoni

PRISHTINË: KONSIDEROHET FATALE MARRËVESHJEN E DEMARKACIONIT  

no thumb

 

Është shtyrë mbledhja e Qeverisës së Kosovës që pritej të mbahej të mërkurën në mëngjes, që synonte procedimin në Kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi. Por ekspertët që e kundërshtojnë këtë version, po përdorin adutet e fundit të tyre në mënyrë që të dëshmojnë se Kosova po humb territor nga ky proces.

Njëri nga ta është profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda i cili në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka sjell shumë harta botërore, por edhe ato nga Mali i Zi që dëshmojnë se kufiri është në Çakor dhe jo se si është vendos në versionin zyrtar.

Profesori Gruda insiston se asnjë nga kriteret që kërkohen për çështjen e demarkacionit nuk janë respektuar nga komisioni shtetëror i Kosovës.

Ai e ka quajtur gabim fatal atë që është realizuar nga ky komision derisa u ka bërë thirrje institucioneve të shtetit që ta refuzojnë këtë marrëveshje pasi sipas tij do të ketë pasoja të mëdha. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia