close
Rajoni

PRISHTINË: MËRGIMTARËT VIZITOJNË KUVENDIN E KOSOVËS  

kuvendi-hap-dyert-p-euml-r-bashkatdhetar-euml-t_hd-780×439

 

Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert  për t’i pritur bashkatdhetarët sot dhe nesër të cilët kanë ardhur për pushime në Kosovë. Ky aktivitet tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend” është organizuar nën kujdesin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe Forumit për transparencë parlamentare.

Me t’i hapur dyert Kuvendi i Kosovës për pritje të bashkatdhetarëve, mërgimtari Shyqeri Demaku, i cili jeton dhe punon në Suedi futej në hollin e Kuvendit për të parë nga afër ambientet brenda institucionit më të madh në vend, në të cilin merren vendime të rëndësishme për qytetarët.

 

Deputeti i Kuvendit Zenun Pajaziti i ka përshëndetur mysafirët në emër të kryetarit të Kuvendit, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë aktivitet. Pajaziti tha se ishte kërkesë e mërgimtarëve që t’i vizitojnë ambientet ku punojnë deputetët.

Gjithashtu edhe deputetja nga radhët e Vetëvendosje Shqipe Pantina tha se bashkatdhetarët vazhdojnë të mbesin arteria kryesore që po e mban gjallë jetën në Kosovë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia