close
Rajoni

PRISHTINË: MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME JEP VULAT E PARA APOSTILE

13-10-31-85761_1

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Departamentin për Çështje Konsullore u mbajt ceremonia e vendosjes së vulës së parë apostile. Kjo vulë vendoset për herë të parë pas aderimit të Republikës së Kosovës në Konventën e Hagës për Heqjen e kërkesës së legalizimit të dokumenteve publike të huaja siç njihet ndryshe Konventa e Apostiles, si dhe pas aprovimit të Ligjit për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve publike të huaja.

Me këtë rast ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se nuk bëjnë përpjekje vetëm të anëtarësohen në këto organizata por, që këto projekte mundohemi që qytetarët t’i gëzojnë ato.

Prej ditës së sotme kur u mbajtë ceromonia e vulës së parë apostile të gjitha procedurat për legalizim të dokumentave të gjendjeve civile për qytetarët e Kosovës janë më të shkurtëra, pra legalizimi do të bëhet në ministrinë e Brendshme, pra në këtë mënyrë shkurtohet jo vetëm koha por edhe shpenzimet e tjera financiare. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia