close
Rajoni

PRISHTINË: OLIMPIADA BOTËRORE E MATEMATIKËS NDERON MATEMATIKANËT E RINJË TË KOSOVËS  

header9

 

Nxënësit kosovarë që morën pjesë në Olimpiadën Botërore të Matematikës, të mbajtur në Hong Kong, janë pritur nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Në këtë garë, Doruntina Sylejmani ka zënë vendin e tretë, duke e fituar medaljen e bronztë, ndërsa Shend Gjergji e Arbër Avdullahu kanë marrë medalje nderi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shprehu kënaqësinë  me përfaqësimin e  fëmijëve të Kosovës të cilët në mënyrë jashtëzakonisht  të dinjitetshme përfaqësuan arsimin në përgjithësi e veçanërisht lëndën e matematikës në garën  ndërkëmbëtare mbajtur në Hong Kong.

Ai vuri në dukje se ky rezultat i arritur në këtë garë, ku erdhi në pah intelegjenca e lartë e nxënësve kosovarë. Ministri Bajrami ndjehet krenar për fitoren e medales së bront, ai premtoi se në vazhdimësi do ti përkrah këta të rinjë entuzuiast.

Ndërkaq koordinatori i garave të mbajtura në Hon Kong, profesor Ramadan Limani arritjet e sivjetme i konsdieroi kulimante që nga viti 2011, prej kur Kosova po merr pjesë në këto gara.

Doruntina Sulejmani, nxënëse e klasës XII, fituese e medaljes së bronzt, tha se kjo medalje është një shtysë që të punojë sa më shumë edhe në të ardhme.

Pjesëmarrja në gara të tilla, jo vetëpm që motivon nxënësit për tiu përkushtuar më tepër kësaj lënde, por në të njjeten kohë do të thotë edhe një obligim shtesë për Ministrinë e Arsimit që të krijoj mundësisht kushte edhe më të mira, në mënyrë që të rinjtë të arrijnë rezultate të këtilla edhe më të mira edhe në garat e viti e ardhshëm, të cilat me gjasë do të mbgahen në Brazil. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia