close
Rajoni

PRISHTINË: PROTESTË KUNDËR ABUZIMIT SEKSUAL NDAJ TË MITURVE

Screenshot_3

Me moton “Përdhunuesit në burg”, qindra njerëz kanë protestuar para stacionit qendror të Policisë në Prishtinë, në kërkim të përgjegjësisë ligjore dhe drejtësisë, lidhur me dyshimet për përdhunimin sistematik të një të miture në Drenas, nga mësimdhënësi i saj e më pas edhe hetuesi policor – i cili e kishte marrë përsipër të hetonte rastin e përdhunimit të saj nga mësimdhënësi.

Protestës së thirrur nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, iu bashkuan edhe qytetarët, të cilët kundërshtuan rastin para Policisë së Kosovës. Në këtë protestë u tha se gratë janë viktima të këtij sistemi.

Gjatë kësaj proteste drejtë policëve u gjuajtën edhe gurë, por që askush nuk ka marrë lëndime. Protestuesit u shpërndanë të qetë, ku u bë e ditur se të premten do të vazhdojë protesta në komunën e Drenasit. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia