close
Rajoni

PRISHTINË: RATIFIKOHET MARRËVESHJA PËR KUFIRIN ME MALIN E ZI?

Rugova_VPLESCH100-600×322

Pas vizitës së ndihmës-sekretares amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland, qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi do të dërgohet këtë javë për ratifikim në Parlamentin e Kosovës. Ndërkohë, Radiotelevizioni i Kosovës bën të ditur se pjesëmarrjen e tyre në séance e kanë konfirmuar edhe dy partite opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

Tash për tash nuk ka ndonjë prononcim nga Lëvizja Vetëvendosje që është një kundërshtare e Marrëveshjes. Ndërkohë, ambasadori britanik në Prishtinë, Ruairi O’Conoll i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të organizojë një debat publik në lidhje me sqarimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.  Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë lënë të kuptohet se ratifikimi i saj është parakusht për liberalizimin e regjimit të vizave për qytetarët e shtetit më të ri në Kontinent. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia