close
Rajoni

PRISHTINË: RIFORMATOHET QEVERIA

qeveria-ldquo-mustafa-1-rdquo-riformatohet-pas-nj-euml-viti_hd-1200×630

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar Dhurata Hoxhën minister të re të Drejtësisë në qeverinë e Kosovës. Nominimin e saj e ka konfirmuar  kreu i deritashëm i këtij dikasteri, Hajredin Kuçi.

Zonja Hoxha në deklaratën e vet të pare  ka theksuar se do të jetë e përkushtuar për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Dhurata Hoxha së fundit ka qenë këshilltare politike e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Sipas procedurave, postet ministrore i mandaton kryeministri i Kosovës.  Ndërkohë, ministri i deritashëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi pritet që angazhimin e tij në qeveri ta ketë në kapacitetin e zëvendëskryeministrit të parë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia