close
Rajoni

SHUHET AKTORI ADEM MIKULLOVCI

2401D390-4C11-4003-8518-D0E53F79BD03

Në Prishtinë, në moshën 81 vjeçare ka ndërruar jetë Adem Mikullovci, aktor, skenarist, dramaturg dhe regjisor i njohur, delegat në Kuvendin e Kosovës që në fillim të viteve të nëntëdhjeta shpalli shpalli Deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë.

Adem Mikullovci, Njeriu që ishte pjesë e proceseve të cilat e sollën Kosovën – këtu ku është, njeriu që me artin e tij na bënte të qeshnim edhe atëherë kur e kishim pisk, ndërroi jetë pikërisht sot më 15 shtator, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Lindi në Vushtri më 1939. I përket plejadës së aktorëve që Teatrin e atëherësh Popullor të Kosovës e bënë të njohur në hapësirat kulturore të të gjithë ish-Jugosllavisë. Me mbi njëqind role, kryesisht në teatër, po edhe në film e seriale, Adem Mikullovci do të mbahet mend për paraqitjet briliante në fushën e komedisë – te ‘Duke pritur Godonë’, ‘Po shkoj për gjah’, ‘Dashuria’, ‘Hotel Kashta’, ‘Ajshja’ apo ‘Miza në vesh’. Gjithashtu, aktori, skenaristi, dramaturgu dhe regjisori Adem Mikullovci ka qenë delegat i Kuvendit të Kosovës që në fillim të viteve nëntëdhjetë shpalli Deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë, ndërsa u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës edhe në legjislaturën e kaluar./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia