close
Rajoni

PRISHTINË: SOT PREZANTOHET SHKENCËRTARJA SHQIPTARO-AMERIKANE  

shkenctarja-620×413

 

Sot në Prishtinë organizohet një konferencë e teknologjisë DOKU:TECH me një edicion special. Pjesëmarrëse do të jetë edhe shkencëtarja shqiptaro-amerikane Laura Mersini Houghton, e cila me teorinë e saj mbi multiuniversin është pretendente për çmimin Nobel në shkencë.

Këtë teori, kosmologia Mersini Houghton e diskuton me shkencëtarët me të njohur botëror, si Michio Kaku, Neil Turok dhe Andrei Linde.

Laura Mersini-Hougton është kozmologe dhe fizikante teorike, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapell Hill.

Mersini-Houghton ka mbaruar studimet universitare në Tiranë, ka magjistruar në Universitetin e Maryland, ndërsa tezën e doktoraturës e ka mbrojtur në Universitetin Wisconsin-Milëaukee në vitin 2000. /TvArt&Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia