close
Rajoni

PRISHTINË: STUDENTËT – ‘BOLL MË SE JEMI LODHUR’

st

Studentët të revoltuar për mosformimin e qeverisë


Me moton “Boll ma se jemi lodhur”, një grup studentesh të Universitetit të Prishtinës kanë mbajtur një protestë artistike si reagim për mosformimin e Qeverisë.

Në shenjë revolte për mosformimin e Qeverisë, studentët të cilët dolën protesta vendosen para hyrjes së Kuvendit mbishkrime “Boll luajtët”. E njëri nga studentet i revoltuar tha se të rinjtë po largohen nga vendi shkaku i mospasjes së një jetë të mirë në Kosovë.

“Nuk jemi duke pa avancim në asnjë sferë, degradim në arsim, degradim në politikë, degradim në zhvillim ekonomik, zbrazja e Kosovës, po ju garantoj prej marsit çdo i ri që ka mundësi, çdo i dijshëm, çdo njeri që ka një potencial Gjermania na ka dhënë një mundësi me u kualifikuar në Gjermani”.

“…Ne do të ikim me u kualifikuar, klasa e njerëzve të mirë ka me ikë, për atë arsye vendi është duke shkuar drejt kolapsit, nëse nuk votohet buxheti ka me pas edhe trazira më të mëdha, jo vetëm bullëzimi që kemi me ua bërë në rrugë përfaqësuesve të popullit, po çka s’kemi me ju bë”, tha njëri nga studentët.

Pas përfundimit protestuesit u shpërndan të qetë. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia