close
Rajoni

PRISHTINË: SURINAME, SHTETI MË I RI QË E NJEH KOSOVËN

900px-flag-of-suriname-svg

Suriname është shteti më i ri që e ka njohur Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në profilin e tij në Facebook.

Suriname është shtet në Amerikën Jugore dhe, sipas statistikave të Bankës Botërore, ka një popullatë prej mbi gjysmë milioni banorësh.

Ndonëse nuk ka një shifër zyrtare, në faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës potencohet se Kosova ka siguruar tashmë mbi 111 njohje ndërkombëtare. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia