close
Rajoni

PRISHTINË: TAKOHEN DEPUTETET E KOSOVËS DHE SERBISË

kuven

Deputetet gra nga Kosova dhe Serbia janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës për të dëshmuar se dialogu pa iniciativë nga Bashkimi Evropian është i mundur dhe se bashkëpunimi dhe toleranca në mes të të dyja palëve ekziston. Mirëpo jo gjithçka reflektoj ashtu, pasi që mjaftoj të përmendej fjala Republikë nga ana e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, për të mos i bërë të ndjehen mirë dhe të reagojnë deputetet serbe.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili pasi iu uroj mirëseardhje në gjuhën serbe deputeteve nga Serbia, tha se Republika e Kosovës beson dhe punon në politikëne fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë.

 “Republika e Kosovës beson dhe punon në politikat e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtete e regjionit tonë, përfshirë edhe fqinjin tonë verior Serbinë. Mbi bazën e kësaj ne kemi përqafuar platformën e dialogut të vazhdueshme me Qeverinë e Serbisë në mënyrë që raportet tona të normalizohen dhe problemet mes nesh të zgjidhen përmes komunikimit dhe marrëveshjeve. Horizonti i këtij dialogu duhet të zgjerohet. Pra, të mos jetë vetëm dialog politik dhe institucional, privilegj i elitave politike, por edhe dial og qytetar dhe kulturor, në fushën e shoqërisë civile”

 

E, fjala Republikë e përmendur nga kryetari Veseli nuk i pëlqeu deputetes serbe Maria Obramoviq. Ajo tha se me këtë  nga pala kosovare është shkelur marrëveshja paraprake:që të mos përmendej fjala Republikë.Sipas saj, marrëveshja ishte arritur para tre vjetësh kur kishin filluar takimet e grave deputete të të dyja shteteve:

 

 “Më është dashur mjaftë punë dhe mund që të iu drejtohem nga kjo foltore. Kam marrë këtë obligim e po ashtu siç bënë edhe kryeministri jonë në Bruksel dhevërtet e çmoj edhe angazhimin nga ana e juaj. Por) ju këtë herë shkelët marrëveshjen që bëmë që të mos përmendet Republika e Serbisë, Republika e Kosovës në adresimin tuaj, ashtu që edhe ne pastaj të thoshim se ndodhemi në pjesën jugore t ë Serbisë. Por po e përfundojmë këtu të bëhemi më tolerant, ta shohim këtë film me kujdes dhe ta shpërndajmë në shumë vende”.

Ndërkaq,  kryetarja e grupit të Grave deputete të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra tha se projekti i realizuar në mes grave deputete të të dyja vendeve tregon për guximin dhe vendosmërinë e tyre  për të ecur përpara e për të nisur projekte të cilat ndonëse jo populliste ndihmojnë në avancimin e çështjes së grave, dhe jo vetëm të tyre.

 “’Follow us’ është guxim i grave për të nisur projekte jo populiste. Prandaj sot është një ditë reflektimi e angazhimi për sfidat që kemi përpara, meqë sot nis një qasje ndryshe për të zgjedhur problemet tona të përbashkëta. ..Të prekim tema të vështira dhe të ndjeshmetë të dy shteteve në mënyrë që të gjejmë pika të përbashkëta të të dyja shteteve në mënyrë që të vendosim urat e bashkëpunimit në mes nesh ”

 

Sshefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, mision ky që edhe ka ndihmuarfinanciarisht këtë projekt tha se gratë deputete të të dyja vendeve kanë dëshmuar se me  vullnet  mund të tejkalohen të gjitha problemet. Gratë e Kosovës dhe ato të Serbisë, do thënë,për dallim nga kryeministrat e dy vendeve Mustafa e Vuçiq, u takuan e dialoguan, pa ndërmjetës.

/KOSOVAPRESS/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia