Mes tyre është edhe ndërhyrja e Strakoshës
Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha patën paraqitje të shkëlqyera në javën e 31 të Serie A, duke ndihmuar Torino dhe Lazio të arrinin fitore.
Pritjet e secili janë përfshirë ndër më të mirat e ndeshjeve të kampionatit italian. Ndërhyrja e Berishës ndaj Ederson të Salernitana shpëtoi një gol të sigurt në portën e torinezëve në minutën e 65’.
Pikërisht kjo pritje u vlerësua më e mira mes 8 të përzgjedhurave. Në formë ishte edhe Strakosha. Dalja e tij i mohoi golin Scamaça në minutat e para të sfidës.
Lazio është në zonën e kupave të Europës, ndërsa Torino shumë pranë sigurimit të pikëve të mjaftueshme për mbijetesën në Serie A.
Tv Klan