close
BotaTop LajmeVendi

PRITJA E VITIT 2022 – ME KUJDES NË VEND DHE NË EVROPË

dk

PAS DY VITEVE PANDEMI SHPRESË PËR TË ARDHME MË TË MIRË

Përhapja e shpejtë e variantit “omicron” i ka detyruar qeveritë e më shumë vendeve evropiane të marrin masa më të ashpra për mbrojtje dhe të përmbahen nga festimi i Vitit të Ri. Qendrat si Londra, Kopenhaga dhe Shtutgardi janë gjysëm të mbushura, ndërsa shumë restorane dhe bare janë të mbyllura. Diku sërish ngrihen spitalet modulare Covid, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve të rinj. Në më shumë qytete kthehet mbajtja e obligueshme e maskës edhe në ambient të hapur.

Vala “omicron” e virusit korona në fund të vitit 2021 e ka shqetësuar gjithë Evropën dhe në vend të festimeve dhe grumbullimeve të Vitit të Ri, më shumë vende kanë marrë masa më të ashpra për kontroll të infeksionit.

BRANKO MANDIÇEVSKI, BRITANI E MADHE

“Londra, përveç kësaj pjese rreth Trafalgar dhe Parlamentit, duket relativisht e zbrazët. Nuk ka rrëmujë, nuk ka disponim euforik, vlejnë restriksionet për mbajtjen e maskës dhe distancës dhe pothuajse të gjithë i respektojnë. Përndryshe deri në fund të vitit të gjithë do të vaksinohen me dozën “booster” me të cilën do të sigurohet mbrojtje.”

ADNAN ALITI, DANIMARKË

“Në shëtitoren në Kopenhagë ka pak njerëz, për shkak të pandemisë dhe restriksioneve që i ka miratuar qeveria daneze pasi u rrit numri i të infektuarve. Kopenhaga dhe sheshi kryesor kanë qenë të dekoruara për Krishtlindje, por festat e Krishtlindjes përfunduan, ndërsa Viti i Ri këtu nuk festohet aq shumë.”

VERICA DIMITRIJEVSKA, GJERMANI

“Krahas rregullit 2G për hyrje në restorane dhe kafene, në qoftë se dëshironi të pini kafe në Gjermani prej tani kontrollohet edhe vlefshmëria e vaksinës suaj, përkatësisht data kur jeni vaksinuar për herë të fundit, me vlefshmëri prej tre muajsh.”

Jo vetëm në Danimarkë, Gjermani dhe Britani të Madhe, por në gjithë Evropën njerëzit janë paralajmëruar që sonte të përmbahen nga grupimet masive, ndërsa Vitin e Ri ta përshëndesin në shtëpi me më të afërmit./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia