close
Ekonomi

PRITJET E FMN-së: RRITJA EKONOMIKE NËN PARASHIKIMIN

fmn-1

Shqipëria, Kosova e Serbia do të kenë rritje më të lartë


Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se rritja ekonomike e Maqedonisë këtë vit ka për të qenë 1.6 e jo 2.8 për qind, sikurse ishte parashikimi paraprak.

FMN-ja prognozon se vitin e ardhshëm Produkti i Brendshëm Bruto do të rritet për 2.6 për qind, ndërsa deri në vitin 2023 rritja do jetë 3.4 për qind. Sivjet nga vendet e rajonit rritjen më të lartë ekonomike, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar, pritet ta kenë Shqipëria, Kosova dhe Serbia prej katër për qind, Mali i Zi 3.7 për qind, Bullgaria, 3.6 për qind, Bosnjë Hercegovina 3.2 dhe Kroacia me një rritje prej 2.8 për qind.

Në raportin e vet vjeshtor, FMN-ja ka ulur vlerësimin për rritjen globale për sivjet dhe vitin e ardhshëm. Ekonomia botërore edhe gjatë 2018-tës dhe 2019-tës do të rritet për 3.7 në vend se 3.9 përqindëshit të parashikuar më herët./Klan Macedonia&Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia