close
Rajoni

PRIVILEGJET E SERBISË PËR VERIUN E KOSOVËS

veriu i kosoves

Qeveria e Serbisë me vite të tëra financon projekte në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, por të gjitha projektet “e mëdha e të rëndësishme” realizohen në katër komunat veriore të ndërlidhura me territor – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Këtë gjendje dhe “disproporcion të investimeve” e thekson edhe Branimir Stojanoviq, i cili në zgjedhjet lokale të organizuara nga institucionet e Kosovës në tetor garoi si kandidat i pavarur për kryetar të Graçanicës, njërës prej gjashtë komunave me shumicë serbe në jug të Ibrit.

Stojanoviq thotë se as investimet e Qeverisë së Kosovës në vendbanimet me shumicë serbe nuk ndahen barabartë, por as mjetet financiare nga fondet evropiane./REL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia