close
KultureVendi

PROJEKTI “KOSOVA”: BUXHOVI PROMOVON VËLLIMET E FUNDIT TË LIBRIT

Kosova-JB

Vëllimi i Gjashtë për shqiptarët e Maqedonisë


Vëllimet e fundit VI, VII dhe VIII të shkrimtarit dhe historianit nga Prishtina, Jusuf Buxhovi përmbyllin  projektin gjigant ”Kosova”, që po konsiderohet si i pari në historiografinë shqiptare. Në ambientet e Universitetit të Tetovës, sot u promovuan këto tri vëllime gjithashtu autori,  përball studentëve realizoi një ligjeratë me temën ‘Vendi i Shiptarëve në Maqedoni i parë nga këndvështrimi historik, etnik dhe politikë që nga antikiteti deri tek në ditët e sotme’.

Autori Jusuf Buxhovi tha se vëllimi i gjashtë i veprës “Kosova” i kushtohet Maqedonisë e në veçanti Tetovës, nga ku, sic tha, kanë lëvizur idetë arsimore, politike dhe intelektuale.

Redaktori i librit Ramadan Musliu theksoi që tri vëllimet e fundit të verpës ‘Kosova’ janë përmbyllja e një projekti gjigant të historisë së Kosovës,

Buxhovi është një ndër të vetmit autor që është marr me problemet shqiptare të Maqedonisë, duke analizuar çështjen në prizmin historikë, etnik dhe politikë, dhe në këtë rast i njejti ka thyer tabu, theksoi mes tjerash Dekani i fakultetit Filologjikë Fatmir Sulejmani.

Aktualisht veprat e autorit Jusuf Buxhovi janë të përkthyera në disa gjuhë si anglisht, serbisht, kroatisht dhe turqisht. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia