close
Top LajmeVendi

PROKURORIA: AKSIONI I MPB-së – NËNTË PERSONA NËN HETIME

auto_prokuroria1552140451

Pas veprimeve disa mujore nën drejtimin e Prokurorit kompetent publik nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga ana e MPB-së ishin zbatuar aksione në disa lokacione në Kumanovë dhe Shkup – thuhet në një komunikatë nga Prokuroria Publike.

“Prokurori publik dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër nëntë personave, prej të cilëve dy janë zyrtarë policor dhe pesë zyrtarë të doganës. Personat dyshohen se kanë kryer veprën penale Trafikim nga Neni 278, kurse tre ngarkohen edhe për veprën penale prodhimi I paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim I lëndëve narkotike sipas Nenit 215 të Kodit Penal”

Siç njofton Prokuroria gjatë Nëntorit 2021, katër të dyshuarit, në mesin e të cilëve dhe dy zyrtarë të policisë, kanë marrë pjesë në transferimin e jashtëligjshmë të mallrave dhe dy herë në mënyrë të organizuar është dashur ta transferojnë nga Dogana e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit deri në afërsi të kufirit midis RMV-së dhe Kosovës.

“Zyrtarët e dyshuar të doganës në kundërshtim me kompetencat e tyre zyrtare, përkundër asaj që për mallin e arritur, moduli për menaxhim me rreziqe pranë sistemit SOCDAD kishte përcaktuar “kanal të kuq”, që nënkupton kontroll të detyrueshëm të detajuar, nuk kanë vepruar dhe nuk I kanë kryer kontrollet ku do të konstatoheshin parregullsitë. Me këtë veprim si persona zyrtar kanë mundësuar transferimin e mallit përmes linjës doganore ndryshe nga të deklaruar”

Të dyshuarit do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale – Shkup, kurse Prokurori kompetent nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, do t`i propozojë gjykatës që të gjithë të dyshuarve t`u shqiptohet masa e paraburgimit. Prokuroria, MPB-ja dhe Drejtoria e Doganave vazhdojnë me punën intensive për të zbardhur rastin – thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia