close
Top LajmeVendi

PROKURORIA BULLGARE: VIKTIMAT KANË HUMBUR JETËN NGA NGULFATJA ME TYM

IMG-4485

Prokurori bullgar Borislav Sarafov ka hedhur poshtë versionin për tuba me lëndë djegëse në autobusin që u dogj në Bullgari, si shkak të aksidentit. Gjithashtu është përjashtuar edhe versioni për akt terrorist.

Në press-konferencën e paraditës në Sofje, lidhur me gjetjet e para të hetimeve, ai tha se për momentin versioni më I afërt është gabimi njerëzor, për cka në mënyrë të vecantë po hetohen kushtet e pjesës rrugore ku ka ndodhur aksidenti, sinjalizimi rrugor, shenjat dhe ndricimi I rrugës.

Sic tha Sarafov, në autobus ka patur tre tuba me mbetje nga nafta, që mund të jetë arsye për aksidentin, por nuk ka patur tuba me benzinë ose materiale tjera, përvec gjërave të zakonshme për një automjet.

Prokurori bullgar Sarafov dhe kolegia e tij Mileva thanë se janë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorinë e RMV-së dhe se Prokurorë bullgar nesër do të vijnë në Shkup lidhure ADN-të dhe identifikimin e viktimave.

Sarafov tha se hetimet e deritashme flasin se shumica e udhëtarëve në autobusin e aksidentuar kanë ndërruar jetë nga ngulfatja me tym, ashtu sic ka treguar autopsia që ka përfunduar.

Prokurorja Mileva tha se ka qenë në vendin e incidentit dhe se pamjet kanë qenë të tmerrshme. Një situatë e rëndë ka qenë edhe në spital ku ishin dërguar shtatë të mbijetuarit. Sipas saj, ata kanë qenë në situatë të mirë shëndetësore por shumë të vështirë psiqike. Për ta kujdesen specialistët më të mirë – tha Mileva duke shtuar se deri tani janë marrë në pyetje dy nga të lënduarit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia