close
Vendi

PROKURORIA: KOMISION I PËRKOHSHËM PËR PARREGULLSI EVENTUALE ZGJEDHORE

2444262D-0DC9-4634-A07D-298F766EE51E

“Zhvillimet që lidhen me zgjedhjet e ardhshme lokale të caktuara më 17 Tetor, janë të interesit të përgjithshëm. Për këtë shkak, Prokurori Publik i RMV-së ka miratuar vendimin për formimin e Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e parregullsive eventuale lidhur me kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimeve nga Kodi Penal dhe vepra tjera penale që mund të ndodhin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve” – njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.  

Komisioni I formuar i Prokurorisë Publike në mënyrë aktive do t`i ndjek zhvillimet, në drejtim të mbrojtjes nga veprime kriminale dhe të jashtëligjshme dhe për të vepruar në mënyrë preventive.

Prokurori Publik në PTHP të RMV-së, Xhelal Bajrami, është caktuar për Kryetar të Komisionit. Anëtarë janë Prokurorë Publik nga Prokuroritë e larta publike dhe PTHP-Shkup.

Anëtarët e Komisionit si dhe punonjësit të kyçur në punën e tij, në baza ditore do t`i ndjekin zhvillimet në vend që lidhen me procesin e organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve. Për zhvillimet për të cilët do të vlerësohet se ka indikacione për parregullsi eventuale zgjedhore, raportimet menjëherë do të përcillen te PTHP-ja përkatëse. Njëkohësisht, do të jepen detyra për PTHP-të për veprim urgjent, respektivisht të formojnë lëndë dhe të marrin veprime për konstatimin e fakteve relevante nga të cilët varet zbatimi i rregullt i Kodit Zgjedhor.

Prokuroria Publike e RMV-së, u bën thirrje organizatave qytetare, partive politike, institucioneve ndërkombëtare dhe të vendit dhe të gjithë personave, të cilët vlerësojnë se në ndonjë procesurë ka indikacione për vepër të kryer penale që lidhet me procesin zgjedhor, ta denoncojnë në Komisionin në e-mailin [email protected] dhe na ëfaqen e internetit të Prokurorisë publike www.jorm.gov.mk

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia