close
Bota

PROKURORIA SUEDEZE MANDAT ARRESTI PËR ASSANGEN  

assange-copy

Prokuroria suedeze ka lëshuar një mandat arresti për akuzën e përdhunimit, kundër themeluesit të Uikiliks Julian Asanzh. Një javë më parë u konfirmua rihapja e çështjes, edhe pse ishte mbyllur dy javë më parë. Zv/prokurorja e përgjithshme e Suedisë, deklaroi se nëse gjykatësi do të firmosë kërkesën e prokurorisë atëherë do të lëshohet një mandat arresti europian.

Gazetari Australian u arrestua një muaj më parë nga policia britanike në ambasadën ekuadoriane në Londër, kur ishte strehuar në vitin 2012 për të shmagur ekstradimin në Suedi, pasi Kuito i kishte hequr të drejtën e azilit politik.

Asanzh i cili ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, u dënua nga gjykata britanike me 50 javë burg për shkelje të rregullave të arrestit shtëpiak në vitin 2012, dhe është në pritje të kërkesës për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia