KONTRIBUT SHKENCOR NË SFERËN E EDUKIMIT FIZIK DHE PEDAGOGJISË
“Kriteret për vlerësimin aftësive motorike dhe përvetësimit të teknikës së disiplinave atletike të nxënësve” është titulli i librit më të ri të autorit prof.dr. Isa Asllani. Nga vetë titulli i këtij libri mund të kuptojmë se bëhet fjalë për një kontribut shkencorë të autorit në sferën e edukimit fizik të nxënësve por edhe në sferën e pedagogjisë.
VISAR GANIU – KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Jam i bindur se një gjë të tillë, do të thotë pena e tij, dora e tij nuk heziton nuk do të ndalet këtu. Edhe vazhdimisht pothuajse çdo vit neve po na freskon me njohuri të reja , me hulumtime të reja. Kështu që me të vërtet do të thotë s tekstin që sot e kemi pranë nesh Kriteret për vlerësimin aftësive motorike dhe përvetësimit të teknikës së disiplinave atletike të nxënësve” ka qenë një tekst më se i kërkuar dhe më se i domosdoshëm për të gjithë neve kolegët e Kulturës Fizike dhe Sportit” tha Visar Ganiu recensent i librit
ISTREF ISENI – RECENZENTË I II-të I LIBRIT
“Libri në vete ngërthen edhe një përshkrim të të gjitha dimensioneve antropologjike . Duke filluar prej aftësive motorike, pastaj karakteristikave morfologjike , aftësive funksionale e deri te përshkrimi i statusit social i cili me të vërtet është një indikator kryesor apo një indikator kyç për përzgjedhjen apo përcaktimin do të thotë sistematizimin e sportistëve” tha recensenti i dytë i librit Isterf Iseni.
ISA ASLLANI – AUTOR I LIBRIT
“Libri në fjalë është një hallkë lidhëse e teorisë dhe praktikës. Këtë e kam dhënë me qëllim duke e përcjellë sistemin e arsimit në kohën e fundit në arsimin në Maqedoni pse dukshëm ka rënë sidomos në aspektin e angazhimit motorik të nxënësve”. tha pos tjerash Isa Asllani
Profesor Dr. Isa Asllani ka të botuara mbi 150 punime shkencore nëpër revista vendase dhe ndërkombëtare. Ka të botuara edhe disa libra si Atletika, Teknika dhe Metodika, Rregullat e Atletikës etj. /KlanMacedonia