close
Kulture

PROMOVOHET ”PRAKTIKUMI I MJEKËSISË INTERNE 1 DHE 2”

Screenshot_6

Asani e Rexhepi sjellin doracak për studentët e mjekësisë


“Praktikumi i Mjekësisë interne 1 dhe 2” të autorëve Valon Asani dhe Atilla Rexhepi u promovua në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, në prani të një numri të madh studentësh, profesorësh e qytetarësh. Këto dy libra, sipas autorëve, do shërbejnë si doracak për studentët e mjekësisë të viteve të katërta dhe pesta.

Nevoja e studentëve për libra të mjekësisë interne, bëri që dy autorët Atilla Rexhepi dhe Valon Asani të sjellin doracakët “Praktikumi i Mjekësisë interne 1 dhe 2”. Autorët premtojnë se këto libra nuk do jenëë të fundit, por se do të sjellin edhe doracak të tjerë më të avancuar.

Ndryshe, këto libra për studentët e mjekësisë do jepen falas për gati pesë gjenerata, e gjithë kjo falë donacioneve të afaristëve nga vendi dhe jashtë. Së këndejmi- autorë të dy veprave janë edhe Vlora Ibraimi si dhe Fisnik Demiri. /Lulzime Ameti/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia