close
Sport

PRONARËT E INTERIT NJOFTOJNË PROBLEMET ME BORXHET

fc Inter

Pronarët e Interit, Suning, kanë njoftuar se problemet me borgje të kompanisë janë stabilizuar gradualisht.

“Nerazzurrët” dhe pronarët e tyre kinezë u goditën nga problemet financiare në fillim të këtij viti, duke e detyruar klubin të shesë yje si Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi në mënyrë që të balancojnë financat e tyre. Shumë tifozë ishin të shqetësuar se shitjet ishin vetëm hapi i parë i rënies financiare të klubit, por tani ajo frikë është shmangur me sa duket.

Në një letër drejtuar punonjësve të Suning të nënshkruar nga shefi Zhang Jindong, u njoftua se problemi i borxhit tani po zgjidhet.

“Me mbështetjen dhe ndihmën e qeverisë dhe përpjekjet tona të vazhdueshme, problemi i borxheve të grupit është stabilizuar gradualisht dhe operacionet e Tesco-s gjithashtu po rikuperohen në mënyrë të rregullt.”

Pavarësisht largimeve të Antonio Contes, Lukakut dhe Hakimit në verë, Interi është ende në një pozicion të fortë në Serie A; “Nerazzurrët” aktualisht janë në krye të tabelës së Serie A pas gjysmës së parë të këtij sezoni, katër pikë më shumë se kundërshtari i vendit të dytë Milani.

Skuadra deri më tani ka humbur vetëm një herë në kampionat, kundër Lacios në muajin tetor./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia