close
Top LajmeVendi

PRONARI I KOMPANISË “BESA TRANS”: SPROVË NGA ZOTI

btr

Pronari i kompanisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, për herë të parë mbrëmë ka reaguar pas aksidentit tragjik në Bullgari dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve të 45 viktimave të aksidenit, që humbën jetën duke udhëtuar me autobusin, pronar i të cilit ishte ai.

BEKIM HAXHIU, FB

“Allahu u faltë xhennetin të vdekurve, ndërsa të lënduarve shërim sa më të shpejtë. Këto fjalë I them me keqardhje dhe zemër të lënduar. Ata ishin poashtu familja jonë, sepse gjithmonë kur udhëtojmë edhe udhëtarët I vlerësojmë si familje. Katër ditë ishim së bashku në Stamboll dhe kam vërejtur se edhe më herët kanë ardhur me autobusët tanë për në Stamboll. Këto teste janë nga Allahu dhe besoj se do të pranohen nga të gjithë besimtarët, vullneti I tij nuk mund të ndryshohet dhe kërkojmë nga Allahu askënd të mos e testojë.”

Lidhur me autobusin në fjalë, organet kanë theksuar se nuk ka pasur licencë dhe nuk ka qenë i evidentuar në kufi kur e ka lëshuar vendin gjatë udhëtimit në Stamboll.

Prokurori Publik Shtetëror Lubomir Joveski, dje ka informuar se është hapur lëndë për kompaninë “BESA TRANS” dhe se të dhënat që do të mblidhen me kërkesë të autoriteteve bullgare, njëkohësisht do të përdoren në pjesën e kësaj lënde.

Dy ditë më parë, pas disa tentimeve që të bien në kontakt me pronarin, Inspektorati Shtetëror për transport e kontrolloi zyrën e kompanisë dhe vendosën shiritë tek dera, ndërsa paraprakisht Ministria e Transportit dhe Lidhjeve I’a mori licencën e punës kompanisë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë theksuar se autobusi I kompanisë “BESA TRANS” këtë vit ka pasur 113 hyrje dalje nga vendi ku edhe ka përdorur leje të huaj për transport ndërkombëtar të udhëtarëve ose e kanë treguar licencën për punë të kompanisë.

Përndryshe të gjitha dokumentet e nevojshme u janë dorëzuar autoriteteve bullgare për hetim, ndërsa vetëm dy nga të mbijetuarit kanë arritur dje në Shkup./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia