close
Vendi

PROPOZIM-BUXHETI I VITIT 2021 NË PROCEDURË PARLAMENTARE

74DC5F5A-415C-4463-B4CE-1E20801A1D18

PUSHTETI ME LËVDATA, OPOZITA ME KRITIKA


Propozim buxheti i vitit 2021 që sot futet në procedurë kuvendore parasheh mbështetje akoma më të fuqishme për sistemin shëndetësor dhe ekonominë vendore. Kështu deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski i cili theksoi se të ardhurat e përgjithshme të buxhetit për vitin 2021 janë planifikuar në vlerë prej 212, 6 miliard denarë, që sipas tij, është për 8,3% më shumë se ribalanci i dytë i buxhetit për vitin 2020.

JOVAN MITREVSKI, LSDM

“Shpenzimet janë paraparë në nivel prej 247,5 miliard denarë që janë për 2,1% më të ulëta në raport me ribalancin e dytë të buxhetit për vitin 2020. Lidhur me përcaktimin e buxhetit për fusha funksionale, për çështje ekonomike janë paraparë 70,2 miliard denarë, për mbrojtje sociale 90,28 miliard, ndërsa për shëndetësi 40,8 miliard denarë. Me buxhetin e strukturuar në këtë mënyrë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM dërgon porosi të qartë se ndihma për ekonominë, ndihma për shpëtimin e vendeve të punës dhe mbështetja për shëndetin publik vazhdojnë akoma më shumë edhe në vitin 2021”

Opozita e cilëson këtë propozim si joreal dhe partiak. Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski akuzon LSDM-në se me këtë buxhet nuk planifikon ta ndihmojë ekonominë dhe qytetarët, dhe as nuk planifikon dhe nuk di si të përballet me pasojat katastrofike të krizës së shkaktuar nga Kovid 19-ta.

NIKOLA MICEVSKI, VMRO-DPMNE

“LSDM edhe me këtë buxhet përsëri i ul mjetet, edhe ashtu të vogla për projekte kapitale. Ata për vitin e ardhshëm parashohin 10 milion më pak për projekte kapitale. Ndjenja dhe fakti që e kemi të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë ëahtë se në kohën e pushtetit të LSDM-së asnjëherë asgjë nuk ndërtohet, ndërsa paratë nuk janë askund. Shihet qartë se njësoj do të vazhdohet edhe vitin e ardhshëm… Shpenzuan tre buxhete deri më tani dhe nuk ndërtuan asgjë. Nuk janë askund Qendra Klinike në Shkup, nuk janë as autostradat që i kanë premtuar.”

Ministri i financave, Fatmir Besimi gjatë arsyetimit të propozim buxhetit para komisionit amë theksoi se “shëndeti” është fjala kyçe në këtë propozim-buxhet, pasi sipas tij, prioritar është shëndeti i qytetarëve, ekonomia e shëndetshme dhe financa dhe shoqëri të shëndetshme në përgjithësi. Debati rreth Propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm fillon prej sot në Komisionin amë për financim dhe buxhet dhe mund të zgjasë deri në 10 ditë, pastaj me plotësim, nëse pranohen amendamente, do të debatohet në seancë plenare. Në Propozim-buxhetin qeveritar janë parashtruar 528 amendamente, prej të cilave pjesa më e madhe janë nga VMRO-DPMNE – 390 dhe të tjerat nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia