close
Top LajmeVendi

PROPOZIM LISTA PËR FALJE – REAGIME TË SHUMTA NË OPINION

Screenshot_9

“FALJA E KRIMINELIT, AMNISTON KRIMIN ”


 

Kova me ngjyrë të kuqe që simbolizon gjakun e atyre që pësuan nga kriminelët, u hodhën para derës së Ministrisë së Drejtësisë… Në këtë formë dhe me duar të “gjakosura” aktivistët e Aleancës për Shqiptarët shprehën indinjatën e tyre ndaj kërkesës së ministrit të drejtësisë, I cili dorëzoi listë për falje të të burgosurve, ku bënte pjesë edhe Boban IliçI, vrasësi I katëvjeçarit Almir Aliu.

OMER AJDINI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Këta janë njerëz që janë të gatshëm të shkelin mbi gjakun e Almirit, janë të gatshëm të shkelin mbi gjakun tonë, mbi gjakun e qytetarëve, vetëm e vetëm ti mbrojnë pozitat atyre që e pësuan nga po këta kriminelë, në mënyrë që tu tregojmë se ata janë në gjendje të shkelin mbi këtë gjak vetëm e vetëm që të mbrojnë pozicionet e tyre. “

 

Nga Alternativa kërkuan që Presidenti të mos e nënshkruajë këtë falje, pasi siç theksojnë ata, një gjë e tillë do të ndikonte në lëkundjen akoma më të rëndë të besimit ndëretnik në shtet.

NURSHAN ASANOVSKA, ALTERNATIVA

“Sot jemi këtu që edhe zyrtarisht të kërkojmë që Presidenti të mos e nënshkruaj këtë falje. Kjo falje nuk do të ndodh, jo vetëm sepse kush e fal kriminelin e amniston krimin, por edhe për arsye se ky është ndër rastet që e ka lëkundur rëndë besimin ndëretnik.”

Reaguan edhe nga Lëvizja BESA.

LËVIZJA BESA
“U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve kompetente, në rastin konkret Presidentit të shtetit, Stevo Pendarovskit që të marrë seriozisht rastet e ndjeshme dhe të reflektojë dhe të mos e nënshkruaj faljen e tyre.”

Por pasi Mariçiç e tërhoqi kërkesën pasuan edhe reagime të shumëta pozitive nga ana e pushtetit, ndërsa zëvendësi i tij Agim Nuhiu, I cili paraprakisht reagoi se nuk pajtohet me propozimin e ministrit, pas tërheqjes së kësaj kërkese, në profilin e tij në fejsbuk publikoi fotografi ku shihet I shoqëruar me Mariçiçin, me mbishkrimin “Për kauzën e drejtësisë gjithmonë do të veprojmë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia