close
Top LajmeVendi

PROPOZIMI FRANCEZ DHE KUSHTET PËR ZGJERIM

Screenshot_6

Selmani: RMV-ja u gjunjëzua përballë krimit dhe korrupsionit


Analisti Bashkim Selmani deklaron se ekzistojnë dy faza të cilat duhet t’i respektojë RMV-ja për të zbatuar Non-paperin francez. Sa i përket fazës legjislative, Selmani thekson se Maqedonia pjesërisht i ka plotësuar ato kritere, mirëpo jetësimi i saj, siç janë katër elementet bazë korrupsioni, gjyqësori, siguria dhe respektimi i të drejtave të njeriut është shumë larg sa i përket pjesës funksionale.

Duke komentuar propozimin francez me kushtet për zgjerimin e BE-së, analisti Bashkim Selmani, shprehet se vendi ynë është shumë larg sa i përket respektimit të të drejtave kryesore, që është elementi kyç në kapitujt 23 dhe 24 të Non-Paperit.

“Parë në prizmin e formës dhe funksionit, t’i themi strategjisë së BE-së në krye me Francën, si kreatore e rendit të ri evropian për vendet pretendente. Këtu kemi dy faza: sa i përket fazës legjislative Maqedonia pjesërisht i ka plotësuar ato kritere, mirëpo jetësimi i saj, siç janë 4 elementet bazë korrupsioni, gjyqësori, siguria dhe respektimi i të dejtave të njeriut është shumë larg sa i përket pjesës funksionale.” -tha Bashkim Selmani, analist.

Selmani vlerëson se qeveria aktuale, u gjunjëzua përball krimit të organizuar dhe korrupsionit, edhe përkundër gatishmërisë që ka pasur drejt faktorit ndërkombëtar.

‘Sa i përket funksionimit të shtetit të së drejtës, i cili është elementi bazë dhe kyç e cila në kontinuitet është treguar si shtet që shpreh vullnetin karshi faktorit evropian, mirëpo, faktikisht edhe kjo qeveri u gjunjëzua pranë krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prandaj, nuk pritet ndonjë fazë e lehtë që mund të kalojë Maqedonia, për arsye se kjo strategji e re dhe kjo fazë që i përfshin këto elemente nënkupton që Maqedonia do të jetë në fazën e parë të rifillimit sepse do të jetë një fazë më detajuese për çdo pikë, dhe do të marrë më shumë kohë.’  –vlerëson Bashkim Selmani, analistë.

Ndryshe, lidhur me Non-paperin, nga Instituti për Politika Evropiane kanë deklaruar se i njëjti nuk ka detaje shumë precize dhe se tani BE-ja ka mundësinë të aplikojë ‘përsëritje’ për kandidatët që nuk i kryejnë detyrat evropiane duke pezulluar vendin e parashikuar nga rregullat e pranimit. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia