Propozimi francez i papranueshëm edhe për disa organizata për të drejtat e njeriut

VENDOSEN KURORA LULE PRANË PËRMENDORES PËRPLOT ME MBETURINA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Jemi kundër propozimit frances pasi Bullgaria përmes Bashkimit Evropian dëshiron të na okupojë, thotë Tashko Jovanov kryetar i organizatës “Forumi për të drejtat e njeriut”. Ai shton se në qoftë se bullgarët dëshirojnë të jenë pjesë e Kushtetutës e Maqedonisë së Veriut atëherë edhe Bullgaria duhet t’i pranojë 2 milion maqedonas të cilët jetojnë në Bullgari në Kushtetutën e tyre, raporton Klan M.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në qoftë se bullgarët dëshirojnë në hyjnë në Kushtetutën tonë, atëherë kërkojmë që edhe në Kushtetutën bullgare të hyjnë maqedonasit të cilët jetojmë mbi 2 milion në Bullgari. Nuk lejojmë që Bullgaria përmes Bashkimit Evropian të na okupojë. Kështu që jemi kundër propozimit frances” – tha Trashko Jovanov, kryetari i forumit për të drejtat e njeriut

Ndërkaq nga Organizata Tga za jug thonë se ende nuk e kanë analizuar propozimin frances por thotë se Maqedonia nuk duhet të pranojë çdo kusht që të bëhet pjesë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Qëndrim për propozimin frances ende nuk kemi. Duhet të shqyrtojmë se çfarë është konkretisht. Qëndrimi ynë është i qartë se jemi maqedonas, flasim gjuhë maqedonase, shkruajmë maqedonisht. Nuk japim qëndrimi pa e parë mirë propozimin frances. Ne jemi për Maqedoni Evropiane por jo për çdo kusht” – Evgenija Nikollovska, kryetare organizata ”Tga za Jug”

Këto deklarata u dhanë pas vendsjes së kuroreve lule pranë përmendorës së fëmijëve refugjatë nga Maqednia e Egjeut, ku morën pjesë delegacione nga Kuvendi, Qeveria dhe Kabineti i Presidentit të Shtetit e qytetarë. Ajo që mund të vërehej është se shatërvani ku është vendosur përmendorja është përplot I mbushur me mbeturina. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share