close
Top LajmeVendiVideo

PROTESTA KUNDËR RRITJES SË ÇMIMIT TË RRYMËS

XHAFERI: PROTESTË PAQESORE, POR NDOSHTA DHE RADIKALE

Të Enjten , 6 Gusht 2020, në ora 19:00 në Sheshin Iliria në Tetovë do të organizohet protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve tjera të lidhura me energjetikën. Kjo iniciativë është inicuar nga këshilli nismëtar i cili përbëhët nga tetë antarë. Kërkesat e tyrë janë të qarta ndërkaq parësore është ‘’ Kundërshtim i vendimit të Komisionit regulator për energji, për rritjen e cmimit të energjisë elektrike për 7,4 përqind.

Është krejtësisht e turpshme që Komisioni regulator për energjetike të ju marr para popullit të varfër për të mbuluar fitimin e parealizuar, jo humbjen por fitimin e parealizuar të këtyre manjatëve të energjisë. Kjo është njëlloj sikur ti marrës para një mësuesi të varfër dhe ti dergosh dikujt që të shkoj në pushime me avion privat kjo është çfar po nodh në vendin tone dhe duhet të merr fund . – ARTIANIT XHAFERI- KESHILLI NISMËTAR I PROTESTËS.

Për sa i përket përkrahjes nga partitë politike dhe mos politizimit të protestës Xhaferi deklaron partitë duhet të tejkalojnë dallimet dhe të dëshmojnë që punojnë për interesin publik.

Kuptojmë që në ditë bajrami kur është shpallur vendimi për rritje te energjisë nuk kanë reaguar mënjëhërë partitë politike, përvec VMRO DPMNE ka rreaguar e para, gjatë ditëve në vazhdim  kemi parë reagime nga disa parti, por unë mendoj që ajo që është më rendësi është ta kuptojnë gjithë eksponentët partiak , mund në funs të ditëtë të ulen të qortohen por ky është interesi I përbashkët. – ARTIANIT XHAFERI- KESHILLI NISMËTAR I PROTESTËS.

Edhe pse protesta fillimisht u parlajmërua në Tetovë, e njëjta po merr përmasa me të gjëra, portestës për rritjen e cmimit të rrymës i janë bashkuar edhe Cairi, Kumanova, Gostivari, Kërcova dhe presin konfirmim nga Dibra thonë nga këshilli nismëtar, ata bëjnë thirrje tek qytetarët ti bashkohen te njejtës sepse ky problem është kombëtar dhe qënjësor. Protesta është lajmëruar si paqësore edhe pse nëpër shumë reagime të  qytetarëve nëpër rrjetet sociale mbështetet një model radikal i ngjashëm si ai në Bullgari./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia