PTHP – Shkup në Gjykatën Penale ka dorëzuar aktakuzë kundër 6 pjesëmarrësve të protestave lidhur me aktgjykimin për rastin “Monstra”, për të cilët paraprakisht ishte ngritur procedurë dhe u ishte përcaktuar masa e paraburgimit. Të gjithë akuzuohen për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale konform Nenit 385 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal”.
Bashkë me aktakuzën, Prokuroria e Shkupit ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit.
Për veprën e njëjtë penale është dorëzuar aktakuzë edhe kundër një personi, për të cilin prokuroria I propozoi Gjykatës të propozojë masën e paraburgimit, për shkak të rrezikut në arratisja dhe mundësia e përsëritjes së veprës. /KlanMacedonia