close
Rajoni

PROTESTA TË STUDENTËVE: MINISTRIA E ARSIMIT LËSHON PE, STUDENTËT NUK DORËZOHEN

Studentet-780×405

Protesta edhe në rrethe tjera të Shqipërisë


Ministria e Arsimit të Shqipërisë ka pranuar të enjten kërkesën kryesore të studentëve që po protestojnë në disa rrethe të vendit për heqjen e tarifave shtesë për provimet e mbartura.

Deklarata e Ministres vjen në një kohë që studentë të universiteteve publike kanë bojkotuar edhe sot auditorët dhe kanë vijuar protestën e nisur 2 ditë më parë. Në Tiranë ata janë mbledhur përpara fakulteteve të tyre dhe më pas janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit.

Studentët kërkojnë heqjen e pagesës për kreditet e provimeve të mbartura, përgjysmim të tarifës së shkollimit dhe shtyrjen e afatit të pagesës për në Janar. Një tjetër kërkesë është përmirësimi i kushteve në konvikte si dhe përfaqësim i tyre në vendimmarrje.

Sot protesta është shtrirë edhe në rrethe. Në rrugë kanë dalë edhe studentët e universitetit të Elbasanit si dhe ata të Durrësit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia