close
Bota

PROTESTAT AMERIKANE DRIDHIN EDHE PARISIN

download (1)

Njësoj si dhe në Shtetet e Bashkuara, edhe kryeqyteti I Francës, Parisi, ka qenë dje arenë protestash – kjo për shkak të vrasjes së një afro-amerikani, para katër vjetësh, ndërsa ishte vënë në gjendje arresti. Raportohet se në mesin e protestuesve janë vënë re edhe shumë  ‘jelekëverdhë’.

Raportohet se të marten nëpër rrugët e Parisit kanë protestuar disa mijra francezë për shkak të vrasjes më 2016 të të riuat afro-amerikan Adam Traore. Përkjundër ndalesës së urdhëruar nga Zyra e Guvernatorit të Parisit, demonstruesit, me ftesë të shoqatës ‘Drejtësi kolektive për Adamin’ u mblodhën përpara Pallatit të Drejtësisë duke ngritur zërin kundër dhunës policore. Assa Traore, e motra e Adamit të vrarë deklaroi se kjo luftë nuk është vetëm e familjes së saj por e të gjithë qytetarëve të cilët  dolën në rrugë: ‘Përderisa luftojmë për shkak të vrasjes së George Floyd-it, në të njëjtën kohë luftojmë edhe për Adam Traoren. Gjatë protestave në të cilat sipas policisë morën pjesë 19 mijë veta, kjo e fundit u detyrua të përdorë edhe gazin lotësjellës. Adam Traore u vra më 19 korrik të vitit 2016 në një makinë të policisë  në rrugë për në stacionin policor, sikundër thuhet, për shkak të tensioneve gjatë identifikimit të tij.Sipas  raporteve të para  atij i kishte ardhur të vjellë për çka kishte ndërhyrë edhe ndihma e shpejtë, por më pas u konstatua se ai kishte ndërruar jetë para ndërhyrjes së mjekëve.  /KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia