close
RajoniTop Lajme

PROTESTAT NË SERBI HYJNË NË JAVËN E DHJETË

92059FF3-D21B-404C-AFAE-2B527FD274FA_w1023_r1_s

 Kërkohet dorëheqja e Vuçiqit


Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të shtunën në mbrëmje, duke shënuar kështu dhjetë javë të presionit ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, me kërkesën për dorëheqje.

Derisa presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, promovon sukseset e tij në fushatë nëpër Serbi, opozita dhe mijëra qytetarë në rrugët e dhjetëra qyteteve kërkojnë dorëheqjen e tij. Protesta është organizuar për të dhjetën herë dhe janë shtrirë në shumë qytete të Serbisë. Opozita serbe nuk dëshiron zgjedhje pavarësisht se Vuçiq është shprehur i gatshëm. Ata thonë se qeverisja e tij autoriteare po kthehet në diktaturë.

Shkrimtari Marko Vidojkovic, tha se nuk do ta besonte në vitin 1996 kur kishte protesta kundër regjimit atëherë, se ato do të nevojiteshin dy dekada me vonë.

“Unë nuk jam fans i varjes, por më shumë jam fans i burgut dhe punës në shërbim të qytetarëve. Nëse duhet mund të ndërtojmë edhe më shumë burgje, por duhet të dalim në rrugë sa herë të jetë nevoja.”–  tha Marko Vidojkovic, shkrimtar.

Fredom house në një raport e quajti Serbinë si vend gjysmë të lirë dhe e kritikoj pushtetin për shtim të kontrollit ndaj mediave. Këtë e mohoj qeveria, por protestuesit nuk janë të bindur dhe kërkojnë përgjegjësi.

Ata vazhduan tek televizioni publik serb për të protestuar për errësirën informative pasi besojnë se janë në shërbim të presidentit Vuçiq. Në fund në drejtim të qeverisë thanë se janë gjithnjë e më shumë dhe frika nuk ekziston deri në largimin nga pushteti të atyre që i quajnë hajdut, uzurpator dhe tradhtarë. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia