close
administrata-gjyqesore-ne-proteste-kunder-vendime-te-keshillit-te-buxhetit-gjyqesor_5dce5039be798-768×463

Grujovski: Gjykatësit llogariten si të gjithëfuqishëm dhe e diskriminojnë administratën gjyqësore


Administrata gjyqësore sot doli në protestë. Revolta e tyre arriti kulmin pas një peridhe të gjatë dërgimi të apeleve dhe paralajmërimeve, për sa i përket pagave të cilat janë të ndryshme nga ato të gjykatësve. Protestën e ka organizuar sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të RMV dhe shoqata e administratës gjyqësore.

Sot për rreth dy orë u ndërpre puna e gjykatave në vend. Të punësuarit në administratën gjyqësore në shenjë revolte u larguan nga gjykatat, për shkak të kërkesave të parealizuara në pjesën e pagave. Kryetari i Sindikatës së jurisprudencës Peco Grujovski apelon deri te Këshilli  buxhetor gjyqësor të  ndërpresë diskriminimin, sepse siç thotë ai, punë në gjykata është ekipore.

“Mendoj se për vite me radhë këtë e bën dikush qëllimisht. Ose qëllimisht harrojnë se në gjykata krahas gjykatësve ka edhe administratë gjyqësore. Puna në gjykata është ekipore. Për ta krahasuar, deri para 10 vitesh bashkëpunëtori profesional që është njeriu i dytë pas gjykatësit, merrte 80% të pagës së gjykatësit, ndërsa sot nuk merr as 30%. Janë degraduar plotësisht. Kjo është vërejtja dhe apeli i fundit deri te autoritetet gjyqësore.” –tha Peco Grujovski, Kryetar i Sindikatës së Jurisprudencës.

Sistemi gjyqësor nuk funksionon, gjykatësit vetë i marrin vendimet, ata mendojnë se janë të gjithfuqishëm, dhe kjo shkakton presione shtesë, thekson Grujovski, duke shtuar se ligjet interpretohen gabimisht dhe nuk ka kontroll për këtë.

“Mendoj se ndjehen të gjithfuqishëm, se mund të marrin çfarëdolloj vendimi. Vetëm një shembull, gjatë marrjes së vendimit për shtesa të pagave u vendos që të marrin edhe anëtarët e Këshillit gjyqësor, por në ligj nuk thuhet se marrin, por aty janë të përmendur të gjitha gjykatat të cilave u takon, me emër edhe mbiemër. Ata e kanë shkelur ligjin. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të atëhershëm Karaxhovski, por nuk ka infromata deri ku është.” –deklaroi  Peco Grujovski, Kryetar i Sindikatës së Jurisprudencës.

Të punësuarit në administratën gjyqësore kërkojnë trajtim të njëjtë si gjykatësit nga Këshilli buxhetor gjyqësor. Ata insistojnë në K-15 si dhe rritje të pagave paralelisht me rritjen e pagës mesatare.

Ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski, pohon se janë në kontakt të vazhdueshëm me sindikatën e jurisprudencës dhe shpreson se deri në fund të vitit do të arrihet zgjidhje. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia