close
Top LajmeVendi

PROTESTË E SHITËSVE TË VETURAVE TË DORËS SË DYTË

Screenshot_6

Çmimet e larta të doganës janë të penguara nga kërkesat për ajër më të pastër


Një grup pronarë të kompanive, por edhe individë, të cilët merren me shitjen e automjeteve të dorës së dytë sot dolën në protestë në Shkup për shkak të tatimeve të larta të doganës, të cilat hynë në fuqi në fillim të këtij viti. Thonë se automjetet do të shtrenjtohen aq sa do të bie shitja e tyre, ndërsa ata do të mbeten pa punë. Verbalisht i mbështesin kërkesat e qytetarëve për ajër më të pastër, përkatësisht për heqjen nga përdorimi i veturave të vjetra, megjithatë biznesi është më i rëndësishëm.

Pesë nga shitësit e mbledhur të automjeteve, të revoltuar nga rritja e tarifave për importin e veturave, u thirrën në ndërtesën e Drejtorisë së doganave në takim me drejtorët. Paraprakisht, në emër të grupit të mbledhur, sqaruan pse kërkojnë që ligji i ri për tatimin e automjeteve, që hyri në fuqi më një janar, të tërhiqet.

“Në qoftë se kemi paguar për një veturë të importuar 400 euro, tani është 1 ndaj 3, 1200 euro.” -tha Ivica Kimovski, Shkup.

-Për çfarë veture bëhet fjalë, e re ose e përdorur?

“E përdorur, e importuar. Të gjithë punojmë, ushqejmë fëmijë nga kjo punë, për këtë kemi dalur…Kjo është revoltë e shkaktuar nga ndryshimet e ligjit.”-deklaron Ivica Kimovski, Shkup.

Shitësit thonë se e mbështesin kërkesën e aktivistëve për ajër më të pastër në vend – që të hiqet importi i veturave të vjetra të cilat lëshojnë gazra të dëmshme, por megjithatë e mbrojnë biznesin e tyre, për çka thonë se kanë mbështetje edhe nga Dogana.

“Ne pajtohemi që të hiqet Euro4, pajtohemi me këtë, edhe pse kjo tanimë është hequr, të mbetet Euro5 dhe më lart. Kështu nuk mund të durojë asnjë kompani, por këto tatime dhe ligji të miratuara deri në vitin 2022 duhet të hiqen. Dje u bisedua me të gjitha drejtoritë dhe me të gjitha organet, ligji do të tërhiqet në vitin 2022.” –deklaroi Mirçe Mitovski, Kriva Palankë.

Ligji i miratuar në Kuvend gjatë muajit të kaluar, ndërsa hyri në fuqi në fillim të këtij viti, parashikon tatim të automjeteve në varësi të shkallës së ndotjes dhe llojit të karburantit që përdorin. Veturat elektrike nuk paguajnë tatim, ndërsa për veturat hibride do të paguhet vetëm gjysma e shumës. Tatim më i ulët është i parashikuar edhe për veturat “benzin” në krahasim me ato ”dizel”. Qëllimi i Qeverisë është që të nxisë ripërtërirjen e veturave në vend, mesatarisht në mes 15 dhe 18 vite, dhe zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Nga Drejtoria e Doganave, ku pas dyerve të mbyllura filloi takimi me shitësit e veturave, theksuan se do ta informojnë opinionin për atë që do të bien dakord. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia