close
Vendi

PROTESTË: HETIM NDËRKOMBËTAR PËR RASTIN “MONSTRA”

5FC6F587-37DF-4E40-9E44-CDB569758C44

Në Ditën e Pavarësisë së vendit, kanë protestuar edhe familjarët e rasteve, sic I quajnë ata, të montuara politike kundër shqiptarëve.

Protestuesit kanë marshuar nga Sheshi “Skënderbeu” deri tek Zyrat e BE-së në Shkup. Ata kërkojnë që ndërkombëtarët të bëjnë ekspertizën e këtyre rasteve.

Përfaqësuesi i familjarëve të rastit “Monstra”, Bedri Ajdari ka kërkuar nga autoritetet zbardhjen e këtij rasti si dhe të realizohen premtimet e dhëna nga autoritetet e qeverisë lidhur me këtë rast.

“Do të thirrem në një deklaratë ku kryeministri aktual Zoran Zaev e ka dhënë më 30 gusht të vitit 2017, para nëntë anëtarëve të një anëtarësie e cila ka prezantuar me një takim në Qeveri, ku pjesëmarrës ka qenë edhe zotëri Idriz Sinani si kryetar i IGFM-së për të drejtat dhe liritë e njeriut me seli në Frankfurt, kështu që deklarata e tij ka qenë citoj, ‘Kryerës i veprës Monstra është Sinisha Aleksovski. Motivi i vrasjes ka qenë politik” – ka thënë Bedri Ajdari.

Protestuesit u shprehën se kremtohet 30-vjetori I një shteti që u krijua duke bërë dhunë ndaj shqiptrëve.

“Ne në këtë ditë mbajmë zi dhe protestojmë pasi në këtë të ashtuquajturën shtet diktatura vazhdon të shtyp popullin tonë” – tha Blerim Ahmedi.

Protestuesit kanë akuzuar autoritetet për mosfunksionimin e ligjeve dhe se po burgosen shqiptarë të pafajshëm. Ata thoën se për 30 vite nuk po bëhet vetting në RMV dhe se vendi ka ngecur në rrugën e integrimit në BE. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia