close
Vendi

PROTOKOLLET PËR PUNËN E INSTITUCIONEVE KULTURORE DHE TË EDUKIMIT TË FËMIJËVE

Screenshot_2

Siç njoftohet përmes një komunikate, në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (https://vlada.mk/protokoli-koronavirus) u publikuan Ndryshimet dhe plotësimet të pjesë së përgjithshme të Protokollit për mënyrën dhe kushtet e organizimit të ngjarjeve (si Shtojca nr.33), i cili ka të bëjë me punën e rregullt, si dhe me manifestimet e jashtëzakonshme të cilat i organizojnë dhe i realizojnë kinematë, teatrot, shfaqet e baletit, shfaqet e operës, projeksionet e filmit, koncertet, projektet multimediale, festivalet dhe manifestimet nga veprimtaria e kulturës.
Protokolli për mënyrën dhe kushtet për organizimin e ngjarjeve nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, u miratua në mbledhjen e 73-të të Qeverisë më 30 qershor, ndërsa në mbledhjen e katërt të mbajtur më 14 shtator 2020, Qeveria i miratoi rekomandimet e përgjithshme për organizimin e ngjarjeve të cilat u propozuan nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Protokollit dhe ndryshimeve dhe plotësimeve, gjatë mbajtjes së këtyre ngjarjeve, është e detyrueshme mbajtja e pajisjes për mbrojtje personale nga të gjithë vizitorët dhe anëtarët e ekipeve të angazhuara për organizim, ruajtja e distancës fizike e publikut në ngjarje me vende të shënuara për ulje, me distancë prej 1,5 – 2 metra dhe nuk lejohet qëndrimi në këmbë dhe grupimi i vizitorëve nga publiku.
Ruajtja e detyrueshme e distancës fizike prej dy metra vlen edhe për të gjithë anëtarët e ekipeve përgjegjëse për organizim. Sipas rekomandimeve, është i kufizuar kapaciteti i vizitorëve edhe atë; ngjarjet në ambient të hapur të organizohen me 50% nga kapaciteti i ambientit, ku do të mbahet ngjarja dhe numër të kufizuar të vizitorëve më së shumti deri në 1.000 vizitorë, ndërsa ngjarjet në ambient të mbyllur të organizohen me 30% nga kapaciteti i vendit ku mbahet ngjarja dhe numër të kufizuar të vizitorëve në më së shumti deri në 1.000 vizitorë.
Për të gjitha pyetjet tjera, për organizatorët dhe publikun, vlejnë tani më rekomandimet e përcaktuara në Protokollin për mënyrën dhe kushtet e organizimit  të ngjarjeve.
Është e rëndësishme të theksohet se me këtë protokoll dhe me ndryshimet dhe plotësimet nuk janë përfshirë ahengjet private.
Në ueb faqen e Qeverisë, si Shtojcë nr.9, është publikuar edhe Protokolli për aktivitete në institucionet për përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve pas shfuqizimit të gjendjes së jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe ndryshimet sipas të cilave parashihet që grupet e edukimit për fëmijë deri në moshën 2 vjeçare të kenë më së shumti nga 12 fëmijë (në vend të numrit të deritanishëm 6 fëmijë) dhe dy të punësuar në ndërrim./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia